Mosliberalizimi i vizave, sot debatohet në Kuvend

Kuvendi i Kosovës sot nga ora 13:00 do të mbajë vazhdimin e seancave plenare ku në rend dite janë shtatë pikat e papërfunduara nga 21 korriku dhe dy pikat e seancave të 28 e 29 korrikut.
Në rend dite do të jetë edhe votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve.
Gjithashtu në rend dite është edhe debati paralamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.
Rendi i ditës:I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 21 korrik 2022: 10. Votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve, 11. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, 12. Shqyrtimi i raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për vitin 2021, 13. Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës, 14. Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”, 15. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, 16. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën. II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 dhe 29 korrik 2022: 9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, 12. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për 2021. /Telegrafi/



















































