Sipas AGK-së, si pasojë e mungesës së vullnetit politik dhe dobësive të shumta në zbatimin e ligjeve, në kuadër të të cilave është edhe trashëgimia, gjendja në vend është e mjerueshme. 98 për qind e pronës vazhdon të trashëgohet nga gjinia mashkullore dhe vetëm 2 për qind iu takon grave.

“AGK konsideron se kjo gjendje sjellë varfëri dhe përjashtim të gjysmës së popullsisë, ndërsa numri i viktimave femra, përditë po rritet. Rasti i fundit është ai znj. Shyhrete Berisha, e cila është një nga viktimat e shumta të kësaj padrejtësie dhe këtij diskriminimi në Kosovë.


AGK kërkon nga institucionet e vendit, qeveria, gjykata, policia etj, që më në fund të ndërmarrin veprime të cilat do të tejkalojnë mentalitetet e vjetra dhe të fillojë zbatimi i ligjit, në mënyrë që Kosova të dalë nga ky mentalitet dhe nga kjo situatë. /Telegrafi/