Mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët shtetërorë në Kosovë, sipas Kodit Penal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Derisa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Mirëpo, për një çështje të tillë asnjë nga zyrtarët që nuk e kanë deklaruar pasurinë nuk janë dënuar me burg. Madje edhe në rastet kur ndodh të shqiptohet dënim me burg, i njëjti me pëlqim të palëve, shndërrohet në dënim me gjobë.
Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), dënimet, sa i përket mosdeklarimit dhe deklarimit të rremë të pasurisë, janë shumë të ulëta.
Leotrim Gashi nga ky IKD, tha për Radion Evropa e Lirë se po të kishin qenë dënimet më të ashpra, atëherë do të kishte më pak zyrtarë, të cilët nuk do ta deklaronin pasurinë.
“Pavarësisht që një zyrtar nuk e bën deklarimin e pasurisë, të njëjtit marrin dënime minimale, qoftë dënime me kusht ose dënime me gjobë, mirëpo nuk kemi parë që një zyrtar publik që e nuk ka deklaruar pasurinë, t’i shqiptohet një dënim me burgim”, tha Gashi.
Sipas tij, duhet të ketë hetime më të thella lidhur me deklarimin e rremë të pasurisë.
“Si AKK-ja, ashtu edhe prokuroria dhe policia, duhet të jenë më seriozë në hetim të rasteve për deklarim të rrejshëm të pasurisë, dhe po ashtu edhe gjykata në rastet kur vërteton se zyrtarët me dashje nuk kanë bërë deklarimin e pasurisë, atëherë ndaj tyre të shqiptohen dënime më të larta”, shtoi ai.
Sipas IKD-së, shumica e rasteve të mosdeklarimit ose deklarimit të rremë, dënohen me kusht ose me gjobë në vlerë prej 300 eurosh.
AKK: Mbi 100 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë brenda afatit
Rreth 5 mijë zyrtarë shtetërorë në Kosovë kanë pasur obligim që ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).
Në afatin prej 30 ditësh, nga data 1 mars deri më 31 mars, mbi 100 prej këtyre zyrtarëve nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor, tha Agron Behrami, shef i Divizionit për deklarim të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Sipas tij, vitin e kaluar dhe këtë vit, procesi i deklarimit të pasurisë ka qenë më i vështirë si pasojë e pandemisë, pasi pranimi i palëve ka qenë i ndaluar dhe të gjitha komunikimet janë bërë online.
“Në mesin e këtyre zyrtarëve, 4.783 zyrtarë publikë kanë përmbushur obligim ligjor brenda afatit ligjor dhe kanë dorëzuar formularët e tyre. Ndërsa pas afatit e kanë deklaruar pasurinë 56 zyrtarë të lartë publikë. Njëzetepesë nuk e kanë deklaruar fare dhe 28 prej tyre për arsye shëndetësore dhe arsye tjera nuk kanë mundur ta deklarojnë”, tha Behrami.
Ai shtoi se për të gjitha rastet që nuk i respektojnë afatet për deklarim të pasurisë, agjencia ngrit kallëzime penale.
“Të gjitha këto raste, në përjashtim të rasteve kur kanë arsye bindëse për agjencinë, të gjitha rastet tjera do t’i procedojmë për kallëzime penale. Ne jemi duke punuar në këtë drejtim dhe jemi duke i proceduar këto raste”, shtoi ai.
Ligji për Deklarimin e Pasurisë obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e tyre 30 ditë nga marrja e postit të ri dhe pastaj në baza vjetore. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?