Mos u sëmursh në Kosovë, se të sëmuret edhe familja nga shpenzimet! (Video)

Përgjatë tërë vitit Klinika e onkologjisë është përballur me mungesë të citostatikëve, ndërsa me këtë problem u ngarkuan të bëjnë zgjidhje vetë të sëmurët apo familjarët e tyre.
Drejtues të këtij institucioni thonë se në mungesë të buxhetit nuk janë plotësuar kërkesat e pacientëve, por janë munduar të bëjnë zgjidhje edhe në forma të tjera përmes marrëveshjeve me Ministrinë e Shëndetësisë, raporton KTV.
Sipas Behxhet Osmanit, drejtor i Klinikës së Onkologjisë, edhe vitin e ardhshëm nuk pritet të jetë shumë më mirë pasi kërkesat reale për furnizim janë 11 milionë, derisa buxheti është rreth 4.7 milionë, transmeton Koha.net.
Ndërkohë, hiq më mirë nuk ka qenë as furnizimi me barna nga lista esenciale në Qendrën Klinike Universitare.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































