LAJMI I FUNDIT:

​Mos u bëni pjesë e lojës që rrezikon jetën, policia apelon për kujdes në rrjete sociale

​Mos u bëni pjesë e lojës që rrezikon jetën, policia apelon për kujdes në rrjete sociale

Policia e Kosovës është e fokusuar në mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve, andaj apelon për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos platformës TikTok, e cila kohët e fundit ka shpërndarë sfida që paraqesin rreziqe për shëndetin dhe sigurinë e të rinjve.

“Super heronjtë nuk janë të vërtetë kujdesuni për veten dhe shokët tuaj. Mos u bëni pjesë e lojës që rrezikon jetën”, porosit Policia e Kosovës duke shtuar se kjo sfidë është një nxitje për të realizuar veprime përmes lojërave që mund të shkaktojnë lëndime dhe dëmtime të ndryshme.

Policia kërkon mbështetjen e prindërve dhe komunitetit për të ndërgjegjësuar fëmijët dhe adoleshentët për rreziqet që sjell angazhimi i pjesëmarrjes në këto sfida.


Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm mbi përdorimin e rrjeteve të ndryshme sociale nga fëmijët e tyre dhe t’i ndihmojnë ata në identifikimin dhe ofrimin e ndihmës për shmangien e përfshirjes se tyre në lojërat e dëmshme dhe të rrezikshme.

Policia e Kosovës thotë se është e angazhuar në mbështetje të komunitetit dhe të rinjve për një përdorim të sigurt dhe të përgjegjshëm të rrjeteve sociale, dhe i bën thirrje çdo prindi dhe mësuesi të jetë i vëmendshëm dhe të inkurajojë përdorimin e teknologjisë për qëllime pozitive dhe edukative./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori