Vullnet Krasniqi, një nga banorët e Big Brother VIP Kosova, ka hapur zemrën dhe ka ndarë me të gjithë të tjera pjesë të jetës së tij, duke përmendur disa prej vështirësive më të mëdha që ka kaluar.
Gjatë një rrëfimi në shtëpinë e Big Brother, ai ka folur për periudhën kur kuptoi se ishte homoseksual dhe për procesin e pranimit të seksualitetit të tij.
Vullneti ka treguar se nuk ka qenë e lehtë për të pranuar veten dhe se ka kaluar shumë sfida përballë shoqërisë dhe opinionit publik.
Ai përmendi momentet e vështira kur ndjeu pasiguri dhe frikë për të shpërndarë identitetin e tij seksual me të tjerët, duke u ndjerë i izoluar dhe i pasigurt.
Ai u shpreh se ka pasur frikë se si do të pranohet nga të tjerët.
Ai tha: “Ne jetojmë në një shoqëri që mendon se seksualiteti është diçka që nuk duhet të flitet. Është diçka që tentojnë ta mbyllin gojën, tentojnë ta ndalin jetesën. Unë jam sulmuar për seksualitetin tim sa herë që kam thënë diçka që ka shkaktuar reagime të forta, sa herë kam thënë një të vërtetë që nuk i ka pëlqyer një mase. Ata e përdorin seksualitetin tim për të më diskredituar për atë që unë them. Hera e parë kur kam kuptuar që seksualiteti im nuk është diçka e zakonshme ka qenë kur kam qenë në shkollë të mesme. Në Drenas, vendin ku u rrita në fshatin tim, në qytezën e vogël, dashuria ka qenë diçka që i takonte një mashkulli dhe një femre, dhe muhabeti, sado i vogël që ka qenë përtej mashkullit dhe femrës, ka qenë gjithmonë përqeshës, mohues, fyes, diçka e ndaluar, e keqe, që e ka bërë personin e keq. Tentimi i parë për ta eksploruar kush jam unë ka qenë gjithmonë kur i kam shikuar djemtë dhe vajzat, i kam shikuar djemtë më shumë. Por, kur rritesh në atë ambient, trunin tënd e shtyn për të menduar se ti nuk je ai që të pëlqen, aty ku të shkon zemra, aty ku të shkojnë sytë. Por do ta çosh trurin dhe zemrën aty ku duan të tjerët, si thonë të tjerët. Hera e parë kur kam kuptuar që jam homoseksual ka dashur të jetë diçka natyrale, zbulim i vetes dhe seksualitetit tënd, por në Kosovë nuk është ajo mundësi. Mua më ka dërguar deri në një fazë depresive, sa vitet kanë kaluar dhe unë kam mbetur duke valëvitur në ato valë që të tjerët kanë dashur të më çojnë. Mua më ka mbetur merak fakti i pranimit tim dhe i seksualitetit tim. Unë dua të ju them dhe dua të jetoj siç dua. Por kam arritur të mos e viktimizoj veten, nga një rreth të ngushtë, ku e kam pranuar që jam homoseksual deri te një rreth më i gjerë, në punë. E kam kuptuar që nuk është më kaq problem në Kosovë kjo gjë. Arsyeja pse po e them këtë dhe mendoj se është e rëndësishme është se miliona njerëz po e shikojnë këtë në krejt Kosovën. Dua që ai djali që është në një fshat dhe është homoseksual, ajo vajza që mendon se seksualiteti i saj mohohet ose përqeshet, t’i thotë vetes: “Çu, puno, tregoje veten, mos ta nin kush të pëlqen, thuaje dhe jetoje jetën, se nuk ke vakt.” /Telegrafi/
Rrefimi i plotë:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kërcejnë të përqafuar – momente të bukura mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother
“Jam më burrë se ti, nuk ke fytyrë” – përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Gertit në BBVA
Flitet rikthimi i “9 to 5”: Zendaya, Sydney Sweeney dhe Ariana Grande janë protagonistet për komedinë e famshme?
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia
Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty
Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Gjesti tallet me të pas daljes: Ku je more Xum, të ka rënë pulsi a?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!