As mos iu afro këtyre tri ushqimeve nëse do një zemër të shëndetshme

Sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën dhe shumë prej nesh ndihen të mbingarkuar kur bëhet fjalë për të marrë masa për ta mbajtur zemrën të shëndetshme
Megjithatë lajmi i mirë është që nuk ke nevojë për orë të gjata stërvitjeje apo dieta ekstreme. Ndonjëherë mjaftojnë disa ndryshime të thjeshta për të bërë diferencën.
Një nga gjërat më të lehta që mund të bësh? Eliminimi (ose kufizimi i rreptë) i disa ushqimeve që i bëjnë keq zemrës. Ja cilat janë ato:
1. Proshuta
Për dashamirësit e proshutës, ky lajm mund të jetë paksa i hidhur: ky ushqim është ndër më të dëmshmit për shëndetin e zemrës. Procesi i përgatitjes së proshutës përmban shumë kripë, që rrit presionin e gjakut dhe shkakton inflamacion. Gjithashtu, gjatë gatimit çlirohen disa substanca që mund të dëmtojnë enët e gjakut.
Kjo nuk do të thotë që duhet t’i thuash lamtumirë përgjithmonë, por ndoshta është mirë ta ruash për raste të rralla dhe të shmangësh mishrat e përpunuar në përgjithësi.
2. Patatet e skuqura
Kush mund t’i rezistojë një racioni me patate të skuqura? Por ja ku vjen lajmi i keq: patatet e skuqura janë të ngarkuara me yndyra të dëmshme dhe kripë, që ndikojnë negativisht në presionin e gjakut dhe rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës. Për më tepër, vaji që përdoret shpesh riciklohet, duke e bërë ushqimin edhe më të pasur me yndyra trans – armiku kryesor i zemrës.
3. Buka e bardhë
Edhe buka e bardhë është një nga armiqtë e fshehur të shëndetit të zemrës. Ajo mund të shkaktojë rritje të shpejtë të sheqerit në gjak, rezistencë ndaj insulinës dhe shtim në peshë – të gjitha këto lidhen me një rrezik më të lartë për sëmundjet e zemrës.
Çfarë mund të konsumosh në vend të tyre?
Në vend të ushqimeve të dëmshme, provo të shtosh në dietën tënde bishtajoret, si thjerrëzat, qiqrat dhe fasulet. Ato janë të pasura me fibra të shëndetshme që ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe përmirësimin e shëndetit të zorrëve.
Gjithashtu, zëvendëso bukën e bardhë me atë integrale, që ofron më shumë vlera ushqyese dhe ndihmon në mbajtjen e sheqerit në gjak në nivele të shëndetshme, citon Anabel.
Pra, herën tjetër kur të bësh pazar, rishiko zgjedhjet dhe zëvendëso disa nga ushqimet e dëmshme me ato që i bëjnë mirë zemrës. Zemra jote do të të falënderojë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës