Bananet janë burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, janë të pasura me vitamina dhe materie ushqyese, mirëpo a e dini çfarë janë ata penjtë që mbeten në lëvore të kur e qëroni bananen?

Të paktë janë ata të cilët nuk i duan bananet, transmeton Telegrafi.


Bananet janë burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, janë të pasura edhe me vitamina dhe materie ushqyese, mirëpo janë edhe burim i shkëlqyesen nëse dëshironi të ëmbëlsoheni.

Mirëpo, a dini çka janë penjtë të cilët mbeten në banane kur e qëroni?

Shumica e njerëzve ata penj i qëron bashkë me lëvoren, mirëpo këtë gjë vërtet nuk duhet ta bëni sepse janë plotësisht të ngrënshëm, por edhe janë të shëndetshëm.

bb 4

Penjtë janë në të vërtetë fibra të indeve të cilat kanë rol të rëndësishëm në rritjen e bananes, andaj janë të domosdoshëm për rindarje të drejtë të materieve ushqyese në vetë bimën.

– Pos që janë shumë të dobishëm, ata penj janë edhe të ngrënshëm – ka shpjeguar Nicholas D. Gillitt, ekspert për kiminë joorganike dhe drejtor i Dole Nutrition Institute.

Veç tjerash, penjtë përmbajnë shumë më tepër fibra se sa vetë banania andaj për këtë gjë janë të rekomandueshëm që të hahen. /Telegrafi/