LAJMI I FUNDIT:

Mori mbi 100 mijë mesazhe kërcënuese me jetë, gjyqtari Montero detyrohet të marrë masa

Mori mbi 100 mijë mesazhe kërcënuese me jetë, gjyqtari Montero detyrohet të marrë masa

Debati i madh që u shkaktua për kartonin e kuq të Jude Bellingham ndaj Osasunës nuk ka përfunduar ende. 

Reprezentuesi anglez u përjashtua për herë të dytë në karrierën e tij si futbollist i Real Madridit në barazimin 1-1 në ‘Pamplona’. 

Bellingham mori karton të kuq pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, pas një përplasje verbale me gjyqtarin Munuera Montero. 


Ish-mesfushori i Dortmundi kishte thënë më pas me të përfunduar ndeshja se ky problem u shkaktua shkaku i pengesave gjuhësore. 

Dalin pamje të reja - kjo nuk ishte hera e parë që Bellingham ofendoi rëndë gjyqtarin Montero
Lexo po ashtu Dalin pamje të reja - kjo nuk ishte hera e parë që Bellingham ofendoi rëndë gjyqtarin Montero

Carlo Ancelotti i kishte dalë në mbështetje anglezit duke pretenduar se ishte një keqkuptim dhe se Montero bëri gabim me vendimin e tij. 

Real Madridi pritet që ta apelojë këtë karton dhe ata kanë relativisht mundësi të mira për ta fituar rastin, bazuar në një incident të ngjashëm që kishte ndodhur me Mason Greenwood sezonin e kaluar. 

Bellingham do ta mësojë fatin e tij gjatë ditëve në vazhdim ku ekziston mundësia që të marrë të paktën një ndeshje si dënim. 

Ka vetëm një mënyrë se si Bellingham mund t’i shpëtojë dënimit pas kartonit të kuq
Lexo po ashtu Ka vetëm një mënyrë se si Bellingham mund t’i shpëtojë dënimit pas kartonit të kuq

Sidoqoftë, përkrah fokusit tek Bellingham, vala e kritikave ndaj Monteros ka arritur kulmin me gjyqtarin që u detyrua të ndërmarrë masa. 

Sipas një raportimi nga Mundo Deportivo, gjyqtari me përvojë ka mbyllur hapësirën për komente në llogarinë e tij në Instagram, pasi ka marrë pothuajse 100 mijë komente që përfshinin ofendime dhe kërcënime me jetë ndaj tij dhe familjes së tij. 

Mes këtyre kërcënimeve, pati pretendime për ta vrarë ose lënduar Monteron, me La Liga-n që pritet të hap një hetim për të përmirësuar sigurinë e gjyqtarëve të saj këtë javë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Akuzat për mashtrim, gjykata merr vendim përfundimtar për Blatter dhe Platini

Akuzat për mashtrim, gjykata merr vendim përfundimtar për Blatter dhe Platini

Ndërkombëtare
“Ti bëhesh i papëlqyeshëm”, Van der Vaart vazhdon kritikat ndaj Lamine Yamal

“Ti bëhesh i papëlqyeshëm”, Van der Vaart vazhdon kritikat ndaj Lamine Yamal

Ndërkombëtare
As Mourinho as Zidane, Real Madridi ka një tjetër alternativë nëse dështon Xabi Alonso

As Mourinho as Zidane, Real Madridi ka një tjetër alternativë nëse dështon Xabi Alonso

Ndërkombëtare
Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Kombëtarja e Shqipërisë
Pas shumë kohësh, kënga ‘Mora fjalë’ rikthehet në stadiumin “Arena Kombëtare”

Pas shumë kohësh, kënga ‘Mora fjalë’ rikthehet në stadiumin “Arena Kombëtare”

Kombëtarja e Kosovës
Italianët zbulojnë se çfarë u tha Tudor lojtarëve në seancën e parë stërvitore në Juventus

Italianët zbulojnë se çfarë u tha Tudor lojtarëve në seancën e parë stërvitore në Juventus

Serie A
Kalo në kategori