Prej disa ditësh qytetarët serb kane bllokuar dy pika kufitare, Jarinjën dhe Bërnjakun, si shenjë pakënaqësie pas vendosjes së reciprocitetit për targat me Serbinë në veri të Mitrovicës.

Pjesëtarët e policisë së Kosovës me këtë rast po qëndrojnë atje për ta monitoruar situatën.


Lidhur me këtë, reagimet kanë qenë të shumta nga liderët politikë e po ashtu edhe nga fytyrat publike.

Screenshot 4 53 Morena Taraku (Foto: Instagram)

Një reagim të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja e modelja nga Peja, Morena Taraku.

Ajo ka postuar një fotografi në InstaStory me anë të së cilës shprehet se është krenare për ta.

“Policia e Kosovës”, ka shkruar ajo.

230374302 4451467541541925 6257142463086504705 n Morena Taraku (Foto: Instagram)

Labi në anën tjetër në një postim të bërë në Instagram po ashtu theksoi se ndihet falënderues dhe se pas përfundimit të operacioneve do t’ua bëjë një darkë me ‘qengja e muzikë’. /Telegrafi/