Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është mjaft aktive dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Ajo së fundmi është duke shijuar një kohë të mirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Dubai.


Bukuroshja, e ndjekur nga mbi një milion njerëz në Instagram, nuk ka munguar me poza atraktive.

29-vjeçarja ka mahnitur me një paraqitje të thjeshtë më sportive, por gjithnjë duke vënë në fokus fizikun atraktiv.

Të shumta qenë komplimentet që mori në sesionin e komenteve nga miqtë e ndjekësit.

Artistja nga Peja ka kohë që nuk ka qenë e angazhuar me ndonjë projekt të ri muzikor.

Përndryshe, Morena prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Turqi. /Telegrafi/