Ish-Missi dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri ajo po u qëndron afër fansave me postime të ndryshme në rrjetet sociale.

Edhe së fundmi, Morena postoi disa imazhe në të cilat vuri në fokus linjat e saj joshëse të trupit, e që nuk kaluan pa vëmendje.


28-vjeçarja pozoi në disa imazhe në të cilat shihet e veshur me një trupore me printe gjarpri, të cilën e kombinoi me taka të larta të tejdukshme dhe makijazh të lehtë.

morenataraku 274893234 904863210182184 1900814136510447112 n 1 Foto: Morena Taraku/Instagram

Veshja plot stil ia theksonte në mënyrë perfekte format e saj trupore për të cilat njihet dhe komentohet vazhdimisht.

Fotosesioni i ri i Morenës mori pëlqime dhe komente pozitive nga ana e miqve dhe fansave të saj të shumtë.

morenataraku 274634350 1047865256075693 5945886324438234736 n 1 Foto: Morena Taraku/Instagram

Modelja ndërkaq përveç imazheve dhe angazhimeve në biznesin e saj në Stamboll, ka kohë që nuk ka lansuar një këngë të re, e fundit mbetet bashkëpunimi me reperin Fero “Money”. /Telegrafi/