Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, teksa jo rrallë herë mungojnë imazhet me përmbajtje provokuese.


Së fundmi, bukuroshja me prejardhje nga Peja ka publikuar për fansat e saj në Instagram disa fotografi të reja, të realizuara nga fotografi Norik Uka.

morenataraku 244061790 907435333510153 3185542865385405383 n

Taraku ka pozuar me një fustan të shkurtër me ngjyrë oker, ku shihet teksa vë në pah këmbët e saj atraktive.

Me flokët e zeza dhe të lëshuara lirshëm, Morena dukej edhe më provokuese ndërsa merrte poza para aparatit fotografik të mikut të saj.

morenataraku 244077373 4533151246728159 4173506323281034680 n

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve kanë qenë komplimente për linjat e saj trupore.

Morena përndryshe gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Prishtinë, ku ka vizituar nga afër familjarët e saj. /Telegrafi/

morenataraku 243303132 3083410041981984 5403716466865134581 n Foto: Morena Taraku/Instagram