Këngëtarja dhe aktorja, Morena Taraku, ka qenë në qendër të vëmendjes në Festivalin e 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, ku u shfaq me një pamje që spikati në tapetin e kuq.

Morena zgjodhi një fustan të gjatë, me shkëlqim ngjyrë ari, që theksonte siluetën e saj elegante.


Ajo e kompletoi dukjen me një shall luksoz prej puplash të bardha dhe një varg të gjatë perlash, duke i dhënë paraqitjes një frymë klasike të inspiruar nga epoka e artë e Hollywood-it.

Foto: Morena Taraku/Instagram

Me flokët e kapura në një stil retro dhe grim të sofistikuar, Morena u shfaq e sigurt dhe plot hijeshi, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në event.

Fansat e kanë komplimentuar për elegancën dhe stilin e veçantë.

Kjo paraqitje e vendos këngëtaren shqiptare ndër emrat që shkëlqyen më shumë në këtë edicion të festivalit prestigjioz. /Telegrafi/

Foto: Morena Taraku/Instagram

Foto: Morena Taraku/Instagram

Foto: Morena Taraku/Instagram

Foto: Morena Taraku/Instagram

Foto: Morena Taraku/Instagram

Foto: Morena Taraku/Instagram

Foto: Morena Taraku/Instagram

Foto: Morena Taraku/Instagram