Morena Taraku ka bërë një tjetër postim prekës për të kujtuar mikun e saj tashmë të ndjerë, Eronit Sermaxhaj.

Prej ditësh, modelja dhe këngëtarja e njohur ka vazhduar të sjell fotografi e video ku shihet përkrah një prej personave të saj më të afërt, i cili ndërroi jetë në moshë të re pak ditë më parë.


Një gjë të tillë e ka bërë Morena edhe së fundi, duke ndarë me fansat në Instagram një imazh ku shihet bashkë me Eronitin dhe mikun tjetër të tyre, Uron Esati.

morenataraku 242223850 248966757116888 5906746294751064895 n 1 Foto: Morena Taraku/Instagram

“Sepse në këtë botë të gjithë na njihnin neve të treve kështu, se vetëm Zoti mund të na ndante neve, sikur e kemi thënë gjithmonë ‘deri në frymën tonë të fundit’ dhe fatkeqësisht kështu ndodhi. Pusho në paqe engjëll. Ne të duam. Shumë kujtime”, ka shkruar Morena në dedikimin për mikun e saj.

eronittsermaxhaj 168070225 514191606628057 8839043722355697241 n 1 Foto: Morena Taraku/Instagram

Rikujtojmë që i riu Sermaxhaj prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë e cila edhe ia mori jetë. /Telegrafi/