Bukuroshja kosovare e cila mban kurorën e më të bukurës, “Miss Kosova 2010”, dhe përfaqësoi Kosovën në “Miss Earth 2010” që u mbajt në Vietnam, në një intervistë për Telegrafi.com ka thënë se i vetmi person mungesën e të cilin e ndjen ajo është nëna e saj e ndjerë.

“Momenti më i lumtur i jetës time ka qenë kur kurora u vendos mbi kokën time, dhe fitoren ai dedikova nënës sime që si e vogël i thosha dua të bëhem princesha jote. Ndërsa momenti më i keq i jetës time ka qenë kur kisha 11 vjet dhe kur humba personin më të dashur për një fëmijë, pra nënën”, ka thënë Morena.


“I vetmi person që i mungon jetës sime është nëna ime. Por edhe pse nuk gjendet në jetën reale, ajo jeton me mua çdo ditë. Unë mohoj që ajo ka vdekur sepse ajo jeton në mua tërë jetën”, ka shtuar Miss Kosova. /Telegrafi/