LAJMI I FUNDIT:

Moratti: Titulli, si një copë torte për Juventusin!

Moratti: Titulli, si një copë torte për Juventusin!

Ish-Presidenti i Interit, Massimo Moratti beson se Frank De Boer ka nënshkruar shumë vonë, ndërsa ‘Scudetto do të jetë një copë torte për Juventusin’.

Nerazzurrët ka bërë disa investime të rëndësishme në përforcimin e ekipit gjatë kësaj vere, por një element që nuk ishin në gjendje të mbajnë ishte trajneri Roberto Mancini.

“Nuk kishte një dialog të mirë me Mancinin, por ndoshta vendimi [për shkarkimin e tij] është marrë shumë vonë”, ka thënë Moratti për Radio Deejay, transmeton Telegrafi.


“De Boer është një trajner serioz dhe një profesionist. Është e vështirë për të gjykuar atë pas disa lojërave, problemi i vërtetë është se ai u nënshkrua në sekondën e fundit”.

Në fund, ish-presidenti u pyet se çfarë mendonte ai për ekipet milaneze, pasi të dyja u blenë nga biznesmen kinez, dhe kush do të fitojë Serie A këtë vit.

“Shitja e klubeve është thjesht një çështje ekonomike. Sa për ‘Scudetto’, ajo do të jetë një copë torte për Juventusin”, përfundoi presidenti legjendar i Interit. /Telegrafi/