LAJMI I FUNDIT:

Moratti: Po të isha ende president, ndoshta do të kisha menduar edhe për transferimin e CR7

Moratti: Po të isha ende president, ndoshta do të kisha menduar edhe për transferimin e CR7
Massimo Moratti (Getty Images)

Massimo Moratti ka thënë se Juventusi ka bërë një gjë të bukur me nënshkrimin e Cristiano Ronaldos dhe se nëse do të ishte ende presidentin i Interit ndoshta do të kisha menduar për të.

Fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar për Bianconerët në një marrëveshje prej 112 milion eurosh dhe do të fitojë 30 milionë euro në sezon në skuadrën nga Torino.

“Po të isha ende President, ndoshta do të kisha menduar edhe për këtë…”, ka thënë fillimisht Moratti për Rtv San Marino.


Suarez: E propozova Ronaldon te Interi, por Moratti e refuzoi
Lexo po ashtu Suarez: E propozova Ronaldon te Interi, por Moratti e refuzoi

“Juventusi ka bërë gjëra të mira, më pëlqen kjo befasi e bërë për tifozët, një dhuratë e vërtetë”.

Moratti dhe Zanetti duke festuar një nga shumë Kupat e fituara së bashku (Getty Images)

“Pashë të njëjtën situatë që përjetova me [brazilianin] Ronaldo, përgëzime për të, sepse ata bënë një gjë të bukur”.

Moratti gjithashtu gjykoi edhe skuadrën aktuale të Nerazzurrëve, të cilët i sheh si një ekip që mund të bëjë mirë në të gjitha fronet.

Moratti zbulon fitoren më të bukur dhe humbjen më të hidhur, por edhe pendimin më të madh të transferimeve  
Lexo po ashtu Moratti zbulon fitoren më të bukur dhe humbjen më të hidhur, por edhe pendimin më të madh të transferimeve  

“Inter humbii dy lojtarë të mirë si Joao Cancelo dhe Rafinha, por ekipi më duket i përforcuar”.

“Unë mendoj se ata do të bëjnë shumë mirë në ligë dhe nëse ata janë shumë të vëmendshëm ata mund të bëjnë mirë edhe në Ligën e Kampionëve”, përfundoi presidenti legjendar i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori