Edukimi intelektual dhe etik i shqiptarit, në masë të madhe po del të jetë i korruptuar. Kjo mund të ilustrohet me admirimin që shumica ka për njerëzit me vlera dubioze intelektuale e morale. Ky korruptim intelektual e moral mund të jetë rezultat i mungesës së standardeve mbi të cilat funksionojnë shoqëritë moderne. Meqë në shoqëritë shqiptare standardet e tilla nuk ekzistojnë, secili ndjehet i aftë për marrjen e përgjegjësive publike. Nuk janë të rralla rastet kur, ta zëmë, një mësues i pa denjë s’e ka për turp të pretendojë të bëhet drejtor i një institucioni të madh publik; të bëhet drejtor i një instituti me rëndësi shoqërore pavarësisht që drejtimi i këtij instituti mund të kërkojë ekspertizë specifike. Ose, një akademik nuk heziton fare të tregtojë integritetin e tij moral në këmbim të një posti publik apo të një shume parash. Në anën tjetër, të gjithë e dinë se çfarë bëjnë biznesmenët me vlerat intelektuale krejtësisht dubioze: dalin jashtë vetes për t’u dukur si politikanë, diplomatë, madje filantrop të zotët.
Ngjashëm, shumë gazetarë mediokër bëjnë gjithçka për t’u etabluar si ekspertë dhe strategë – në politikë, ekonomi, arsim, kulturë etj. Ndaj, çdo mbrëmje shfaqen në televizione për të shëruar komplekset morale dhe intelektuale. Ata harrojnë se roli i tyre parësor është mbledhja, vlerësimi, krijimi dhe prezantimi i lajmeve dhe informacioneve. Harrojnë se këto elemente jo vetëm që e ndajnë gazetarinë nga format e tjera të komunikimit, por për më tepër këto elemente janë ato që e karakterizojnë një shoqëri të shendosh demokratike. Historia na thotë se sa më shumë lajme dhe informacione të bazuara në fakte i ka një shoqëri, aq më shumë demokraci ka brenda vetes.
Edukimi intelektual dhe moral shqiptar është i korruptuar nga ideja romantike e lavdisë dhe e bajraktarizmit. Për shumë njerëz, ambicia e vetme e jetës është arritja e famës, ndërkaq mjeti më i suksesshëm për ta realizuar këtë është pushteti politik. Ky model i edukimit është shtresuar, është institucionalizuar brenda trupit shqiptar: duan të duken, të bien në sy, të jenë ‘personalitet alfa’. Ndaj, nuk çmohen njerëzit që preferojnë të punojnë dhe të kontribuojnë në heshtje, pa u dukur. Nuk pëlqehen si modele ata puna e të cilëve bazohet në integritet dhe pavarësi individuale.
Në modelin e edukimit shqiptar ka dy alternativa: të sundojnë dhe dominojnë të tjerët, ose t’ju nënshtrohen të tjerëve. Ambicia shqiptarit është ose të bëhet hero, ose t’i nënshtrohet vullnetit të liderit politik dhe shpirtëror. Formimi i bazuar në modelin e filozofisë individualiste, i bazuar në integritet personal dhe vlera humane, konsiderohet i pavlerë, i pakuptimtë, i kotë, romantizëm ose për më keq – egoizëm.
Modeli i qytetarit të mirë dominohet nga filantropi matrapaz që jep një cent si bamirësi, ndërkaq i merr 100 si kundërvlerë. Filantropin matrapaz gabimisht e identifikojnë me altruizëm human. Ishte e dukshme maskarada e ‘filantropëve’ shqiptarë gjatë tërmetit të fundit në Shqipëri. Ishin të turpshme veprimet e tyre; shtirja kinse pasurinë e dhuronin për altruizëm, gjersa siguroheshin të merrnin kudo kamerat televizive. Siguroheshin të mos u shkojë pa marketing asnjë cent i vetëm që kinse po e dhuronin. Ky është modeli i moralit që thotë se ‘po bëjmë sakrifica, por do të marrim famë dhe pushtet si kundërvlerë, sepse këto na duhen për të shëruar komplekset tona si njerëz, na duhen të pastrojmë mëkatet tona’.
Tradita shqiptare e edukimit moral dhe intelektual nuk e njeh modelin e Ushtarit të Panjohur, që bazohet në sakrificë e altruizmi e ka të njëjtën vlerë edhe kur bëhet në mënyrë anonime. Ky model i moralit është sipëror në krahasim me modelin e filantropit matrapaz politik. Ndaj, të gjithë, sidomos fëmijët, duhet të edukohen të bëjnë diçka për hir të punës e jo për t’u lavdëruar, për të shëruar komplekset dhe mëkatet, ose për t’iu shmangur fajit.
Fakti që të gjithë ndonjëherë kanë nevojë për lëvdata, shpresë dhe madje shfajësim është çështje krejt tjetër.
Gëzuar Vitin e Ri 2020!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës