LAJMI I FUNDIT:

Monumentet e Shqipërisë, në revistën holandeze

Monumentet e Shqipërisë, në revistën holandeze

Gazetarët holandezë të revistës prestigjioze “Archeologie”, me qendër në Holandë, ndodhen në Shqipëri që prej datës 1 gusht dhe do të vizitojnë disa prej lokacioneve më interesante të Shqipërisë.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila thekson se dy gazetarët holandezë, Joost Vermeulen (gazetar) dhe Rénie v. d. Putte (gazetare-fotografe), vizituan dje dy prej destinacioneve kryesore të Pogradecit, Varret Ilire të Selcës dhe Bazilikën Paleokristiane të Linit.

“Monumentet, parqet dhe muzetë arkeologjikë të Shqipërisë, në një prej platformave më të klikuara në Holandë dhe gjithë botën”, shprehet Margariti.