Mesfushori italian Ricardo Montolivo do të vazhdoi t’i qëndroj besnik skuadrës së tij.
Mediat në Itali kanë raportuar se Milani ka arritur një marrëveshje me agjentin e lojtarit për vazhdimin e kontratës.

Kapiteni i Milanit do të mbetet pjesë e ‘Rossonerëve’ deri në vitin 2018 por do të ketë zbritje në pagën e tij.


Nga 3,5 milionë euro sa fiton aktualisht 31-vjeçari ka pranuar që me kontratën e re të fitoi një milionë më pak.

Kontrata mes lojtarit dhe klubit të Milanit pritet të nënshkruhet gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/

telegrafi sport app