LAJMI I FUNDIT:

Montella motivon skuadrën: Duhet ta bëjmë ndeshjen e jetës ndaj Juves

Montella motivon skuadrën: Duhet ta bëjmë ndeshjen e jetës ndaj Juves

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella do të ketë një finale të madhe para vetës me skuadrën e tij.

Fjala është për Superkupën e Italisë që të premten Milani do ta zhvilloi përballë Juventusit në Doha.

Italiani ka deklaruar se duhet ta zhvillojnë një ndeshje të madhe për të arritur deri te trofeu.


“Juventus janë një skuadër thuajse e pamundur për tu mposhtur. Dëshiroj që futbollistët e mi të sillen në mënyrën e duhur në fushë. Dua një Milan në 100% të mundësive të tij, madje edhe më shumë”.

“Duhet të bëjmë ndeshjen e jetës pasi vetëm kështu mund të pretendojmë të fitojmë ndaj Juventusit. Higuain nuk është rreziku i vetëm i bardhezinjëve, ata kanë dhe Dybalan, që është njëkohësisht edhe futbollisti më i paparashikueshëm te Juvja”.

“Për mua Dybala është një nga lojtarët më të mirë në Botë për momentin sepse ka pasur një rritje të jashtëzakonshme dhe ka arritur të fitojë mentalitetin që është pjesë e një skuadre të mëdha”.

“Do të ishte një histori e bukur për të, për ne, por edhe për mua pasi Superkupa është një trofe të cilin ende nuk e kam fituar”, ka deklaruar Montella. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori