LAJMI I FUNDIT:

Montella: Milani mund ta dominojë Sassuolon

Montella: Milani mund ta dominojë Sassuolon

Vincenzo Montella thotë se Milani mund ta dominojë lojën ndaj Sassuolos.

Të dielën nga ora 15:00 Milani do të ketë përballë skuadrën e papërshtatshme të Sassuolos, por ku tekniku Rossoner synon fitoren.

“Fitoret gjithmonë shtojnë besimin. Ne do të përballemi ndaj një kundërshtari që ka dëshmuar se mund të mposhtë kë do. Ne shpresojmë që pas ndeshjes të mos flasim për referim”.


“Sassuolo po e gjen formën pas krizës së lëndimeve. Ne duhet të tentojmë të dominojmë ndeshjen dhe të fitojmë. Tani për tani, pikët vlejnë më shumë se performancat”, u shpreh Montella. /Telegrafi/