Sam Rockwell befasoi shikuesit me një paraqitje surprizë në sezonin e tretë të "The White Lotus", duke interpretuar një monolog të guximshëm dhe provokues që u bë menjëherë viral.

Në episodin e pestë, vendosur në Tajlandë, personazhi i Rockwell shfaqet papritur në një hotel në Bangkok, ku takohet me Rick-un (Walton Goggins).


Skena e tyre përmban një dialog të tensionuar dhe filozofik, ku Rockwell rrëfen një transformim të pazakontë pas një jete të shfrenuar, shkruan DailyMail.

96263031 14506127 The longtime friends sat down for a drink to catch up but it was a 113 1742193795727

Ai zbulon se budizmi e ka ndryshuar, duke pranuar se pas mijëra netëve me gra të rastësishme, ai kishte eksploruar identitetin e tij në një mënyrë krejtësisht të pazakontë.

Në një moment të fortë, ai i dorëzon Rick-ut një çantë misterioze, duke thënë me nënkuptim: "Shpresoj se nuk duhet ta përdorësh këtë”.

96263023 14506127 In the fifth episode in the season set in Thailand Rockwell shoc a 118 1742193797176

Më vonë, Rick kthehet në dhomën e tij dhe hap çantën, duke zbuluar se ajo përmban një pistoletë.

Skena, e mbushur me tension dhe dykuptimësi, la shikuesit të intriguar mbi qëllimet e vërteta të personazhit të Rockwell-it.

96263027 14506127 Leslie Bibb s husband Sam Rockwell made a surprise cameo in The  a 110 1742193795413

Paraqitja e Rockwell ishte një surprizë e madhe, pasi as ai dhe as partnerja e tij në jetën reale, Leslie Bibb – e cila luan një nënë tradicionale nga Teksasi në serial – nuk kishin lënë të kuptohej për praninë e tij në kast.

Bibb kishte përmendur më parë se gjatë xhirimeve të serialit ata kishin kaluar muaj të ndarë për shkak të angazhimeve të punës, duke i bërë spekulimet për këtë rol edhe më të mëdha.

Sezoni i tretë i "The White Lotus" vazhdon të tërheqë vëmendjen me kthesat e tij të papritura dhe interpretimet mbresëlënëse. Episodet e reja transmetohen çdo të diel në HBO dhe janë të disponueshme në Max. /Telegrafi/

96263019 14506127 He shocked Rick when he told him that he realized that after a t a 116 1742193795943

96263015 14506127  So I put out an ad and I found a guy who looked a lot like me R a 117 1742193795986