“Alb Obscura” në partneritet me Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” kanë paraqitur premierën e monodramës “Dr. Zhivago”, të autorit dhe regjisorit Mahir Musliu, në Qendrën Kulturore Boshnjake në Prizren.
Loja e aktorit Ernest Malazogu në kuadër të rrjedhës së shfaqjes ka bërë që publiku të lundrojë nëpër emocione hareje e pikëllimi, për të kulmuar në fund me duartrokitjet e gjata në shenjë mirënjohjeje për punën artistike të realizuar në nivel të lartë.
Në këtë shfaqje alternative, ku janë ndërthurur filmi e teatri, paraqitet rrëfimi se si “Dr. Zhivago” jeton në një habitat të rrethuar midis sfidave dhe kaosit. Ai mendon se arratisja nga një vend në tjetrin i shporr nga vetja brengat dhe ballafaqimin me realitetin. Monodrama shpalos konceptin mbi lirinë e njeriut dhe reflektimin mbi trazirat shoqërore. Në këtë rrafsh theksohet se burgjet e brendshme dhe të padukshme që në raste e prangosin jetën njerëzore, janë pengesa më të mëdha sesa burgjet fizike dhe se të jetuarit me to përbën dënimin më të tmerrshëm që mund ta marrë njeriu ndonjëherë, raporton Telegrafi.
Monodrama në mënyrë artistike prek mbi sfidat e shumta me të cilat përballet shoqëria kosovare, me mjaft referenca lokale, ndërkohë që personazhi në fund i lutet Zotit që ta ruaj vendin nga e keqja. “Në vendin në të cilin diploma e universitare blihet në tezga ai është burg. Vendi në të cilin lumenjtë, ambienti, pronat publike konsiderohen si deponi për hedhjen e mbeturinave ai është burg. Burg është vendi në të cilin ti apo cilido e harxhoni ndoshta qindarkën e fundit për të shkolluar fëmijët e juaj dhe në fund ju i shihni ata fëmijë të papunë sepse nuk e ke asnjë të njohshëm. Burg është vendi në të cilin i pasuri mjekohet, ndërsa i varfri vdes para dyerve të spitalit, me të njëjtën diagnozë. Vendi i cili i fal patundshmëritë e veta, i fal tokat e veta para syve të tu, ndërsa toka e vetme që të takon ty qenka vetëm varri, pse vetëm si shpagim për shërbimin, ai është burg. O Zot, të lutem kujdesu për këtë popull. Të lutem ruaje këtë popull nga hajdutët, nga matrapazët, të lutem ruaje këtë vend nga e keqja”.
Pas premierës, aktori prizrenas, Ernest Malazogu ka pranuar se monodrama është njëra prej gjinive më të vështira për realizim dhe se i mbetet publikut që ta vlerësoj vlerën artistike të këtij projekti. Ai ka theksuar se publiku ka arritur që ta kuptoj mesazhin, duke qenë se në këtë shfaqje paraqitet një copëz e realitetit të Kosovës në 25 vitet e fundit, respektivisht dhimbja shumëvjeçare e popullit, që akoma ka vuajtje.
“Burgjet e brendshme që i përjetojmë përditë janë të tmerrshme, dhe nuk është marre me u largu prej këtyre burgjeve. Marre është që të jetojmë me këto burgje, dhe kjo është prej mesazheve kryesore të shfaqjes, sepse neve këto burgje ende po na brengosin, po na mbajnë mbyllur në shpirt”, ka thënë Malazogu, raporton Telegrafi.
Autori dhe regjisori i kësaj monodrame, Mahir Musliu ka shpjeguar se ideja për këtë projekt artistik ka nisur dy vjet më parë, prej idesë së skenarit, përpunimit të idesë, xhirimeve e realizimit në teatër, që sipas tij është jetësuar me qasje alternative, duke ngërthyer edhe filmin në shfaqje për tu përmbyllur sërish me film. “Dilema jonë më e madhe ka qenë se në këto pak minuta a do të mundemi ta përmbledhim një temë kaq të gjerë, prej fillimit deri te epilogu me shpërthimin e bombës atomike”, ka thënë Musliu.
Ai ka shtuar se kjo është hera e parë që e ka sprovuar veten me një tekst për teatër dhe se është i kënaqur me reagimin e publikut. “Reagimi i publikut ka qenë brenda konceptit, pra buzë e vaj… Mendoj që sot gjuha e publikut ka treguar se shfaqja ka arritur qëllimin e vet. Në fakt reagimi i publikut i ka tejkaluar pritjet tona”, është shprehur Musliu.
Projekti në fjalë është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve./Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se për çfarë shërben butoni mbi shpatull tek palltot
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Çfarë ndodhi me Sotir Ninin, lojtarin që refuzoi Shqipërinë për Greqinë - ai që detyroi Man Utd të ndërtojë 'dosjen e spiunazhit'
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët