LAJMI I FUNDIT:

Monchi fillon punën, katër emra të mëdhenj në shitje

Monchi fillon punën, katër emra të mëdhenj në shitje

Humbja në derbin me Lazion këtë fundjavë, që ishte e shtata në këtë sezon, ka lënë plagë të thella te Roma, të cilat duken të vështira për t’u kuruar.

Kjo ka bërë që te verdhekuqtë të mendohet për ndryshime të mëdha në fund të sezonit, e nuk janë të paktë lojtarët që priten të largohen.

Tashmë në “Trigoria” pritet ardhja e drejtorit të ri sportiv të skuadrës, Monchi, i cili duket se do të konfirmojë teorinë e “revolucionit” në skuadrën romane.


Ideja e krijuar është që Roma të ndërtohet rreth Allison, Fazio, De Rossi, Strootman e Perrotti, ndërkohë që Dzeko, Manolas, Nainggolan, e ndoshta edhe Salah mund t’i thonë lamtumirën skuadrës italiane.

Rudiger dhe Paredes janë dy futbollistë të tjerë, te të cilët drejtuesit e Romës do të kërkojnë që të vazhdojnë të besojnë, duke parë edhe moshën e tyre të re.

Sigurisht që te Roma do të ketë edhe blerje të reja, por lëvizjet në merkato do të varen nga pozicioni ku do të mbyllë sezonin sa i përket klasifikimit.

Vendi i dytë në këtë moment merr një vlerë të madhe për verdhekuqtë.

Nëse ata dështojnë të kualifikohen drejtpërdrejt në fazën e grupeve të Ligws sw Kmapionwve, atëherë drejtuesit e klubit do të jenë të detyruar të nxjerrin të tjerë futbollistë në shtije.

Synimi i Romës është sigurimi i futbollistëve të rinj, siç është sulmuesi i Sampdorias, Schick, ndërkohë që po vijon puna që të sigurohet edhe Kessie nga Atalanta.

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Luis de la Fuente zgjedh lojtarin më të mirë në botë, mund të befasoheni

Luis de la Fuente zgjedh lojtarin më të mirë në botë, mund të befasoheni

Ndërkombëtare
Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

La Liga
Kalo në kategori