LAJMI I FUNDIT:

Momenti vendimtar për Zidane, trajneri pyetet se a e pret shkarkimin nëse nuk fiton ndaj Monchengladbachut

Momenti vendimtar për Zidane, trajneri pyetet se a e pret shkarkimin nëse nuk fiton ndaj Monchengladbachut
(Foto: Screenshot/Twitter/Real Madrid C.F.)

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Monchengladbachut.

Në ndeshjen e të mërkurës, Los Blancos duhet ta fitojnë sfidën dhe ta sigurojnë kualifikimin nga pozita e parë në Grupin B. Çdo rezultat tjetër është i padëshiruar.

Është raportuar se kjo është java e provës për trajnerin e Realit dhe nëse e kualifikon skuadrën në fazat e eliminimit direkt, do ta ketë kaluar testin.


“Unë nuk e shoh ashtu. Duhet ta shohim se çfarë mund të bëjmë dhe të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen e nesërme (e mërkurë). Takimi i nesërm është shumë i rëndësishëm. E dimë se duam të fitojmë dhe ta kryesojmë grupin. Vetëm për këtë gjë jemi duke menduar. Nesër është një mundësi e mirë që të tregojmë se çfarë mund të bëjmë si skuadër”, ka deklaruar Zidane para gazetarëve.

Ai është pyetur se a e pret shkarkimin nëse nuk kualifikohet Reali: “Klubi do ta bëjë atë që duhet ta bëjë. Nuk mendoj për këtë. Unë po mendoj të bëj më të mirën e mundshme me lojtarët e mi”.

I pyetur se a do të pikëllohej në rast se Mbretërit e shkarkojnë, Zizu ka deklaruar: “Çfarë ka ndodhur në të kaluarën, është në të kaluarën. Nesër është një ndeshje për të treguar se çfarë mund të bëjmë. Jam i sigurt se do të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer nesër”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori