Momenti më i paharruar apo gëzimi më i madh i Tahir Batatinës me Llapin

Tahir Batatina ka qenë mysafiri i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Trajneri i Llapit ka folur për shumë prapaskena që e rrethojnë karrierën e tij.
“Kisha shumë besim në vete dhe te Allahu se ne do shënonin gol dhe do të barazonim”, rrëfen fillimisht Batatina në “Arena e Yjeve”.
“E dominuam lojën, por nga një gabim i vogël pranuam gol dhe në ato momentet e kam ditur që do ta shënonim golin e barazimit dhe do ta fitonim ndeshjen”.
“Është e vërtetë që ka qenë momenti që ndoshta asnjëherë nuk harrohet, pasi është momenti më kreanr dhe më i gëzueshëm i imi...”, vazhdon rrëfimin e tij trajneri i Llapit.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/


















































