Një video e tmerrshme po qarkullon në internet, në të cilën shfaqet momenti kur një veturë e blinduar ushtarake e mbushur me ushtarë, hedhet në erë duke u bërë copë-copë.

Tmerri i konfliktit kurd-turk është shfaqur më së miri në këtë video të publikuar, ku ushtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) shkatërrojnë një kamion të ushtrisë turke, transmeton Telegrafi.


PKK 2

Një media e lidhur me Partinë Punëtore të Kurdistanit, ka postuar pamjet e sulmit në Hakari, pranë zonës kufitare në pjesën lindore të Anatolisë pranë Kurdistanit.

PKK 3

Sipas përshkrimit të videos, thuhet se në momentin e shpërthimit të veturës së blinduar ushtarake gjendeshin disa ushtarë turq.

Në të njëjtën ditën, mediat turke kishin raportuar për të paktën katër ushtarë turk të vdekur dhe tetë të plagosur. /Telegrafi/