Ky është momenti kur policia kufitare e Turqisë gjejnë një grua të fshehur brenda një valixhe gjatë një kontrolli në pikën doganore.
27-vjeçarja nga Uzbekistani është gjetur brenda një valixhe të cilën po e barte një 24-vjeçar nga Gjeorgjia, duke u munduar ta kalonte kufirin me të, transmeton Telegrafi.
Ky i ri emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte munduar ta kontrabandoj 27-vjeçaren në provincën turke Artvin që gjendet pranë kufirit me Gjeorgjinë.
Në videon e publikuar më poshtë, shihen se si policët kufitarë të Turqisë hapin valixhen e madhe me ngjyrë të zezë, pasi u dukej e dyshimtë për shkak të peshës së madhe. Aty ishte “palosur” një femër e veshur me bluzë të bardhë.
Marrëdhëniet mes Uzbekistanit dhe Turqisë janë përmirësuar së fundmi, dhe qytetarët e Uzbekistanit nuk kanë nevojë për vizë që të qëndrojnë për 30 ditë në Turqi.
Por kësaj vajze i ishte ndaluar hyrja për pesë vite në Turqi, dhe kështu kishte menduar që rrugëve ilegale mund të futet në këtë vend. /Telegrafi/