Ky është momenti tronditës kur një frekuentues palestrash nga Britania, u sulmua në mënyrë të egër në një palestër fitnesi në Tajlandë, pasi refuzoi ta lëshonte pajisjen ku po i kryente ushtrimet.
Kamerat e sigurisë kapën momentin kur Gary Reed, një 46 vjeçar nga Sussex, po ushtronte në një stol ushtrimesh në Pattaya të Tajlandës, kur një tjetër burrë i thoshte se po priste të ushtronte në të njëjtin stol, transmeton Telegrafi
Reed i tha bashkëvendësit të tij britanik, se donte që t’i përfundonte ushtrimet që kishte nisur, por që bashkëvendësi i tij u nevrikos pas atij bashkëbisedimi.
Pas disa momentesh, ai u rikthye me shufrën që mban peshat dhe e goditi në fytyrë.
“Mund ta shihni edhe në pamjet nga kamera e sigurisë se peshat që i përdora për ushtrime ishin përskaj meje, nuk kishte radhë për përdorim as të pajisjeve e as të stolit, pra kishte edhe stola e pajisje tjera që ishin të lira. Kur ai erdhi dhe tha duhet ta lirosh këtë stol, unë i thash ‘mik, duhet të presësh të paktën dy minuta pasi që jam afër përfundimit.. Ai u largua dhe pastaj erdhi dhe më goditi me një shufër hekuri”, shtoi më tutje Gary Reed. /Telegrafi/