Trent Alexander-Arnold i shpëtoi kartonit të kuq në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Newcastle United dhe Liverpool, pasi e bllokoi me dorë një goditje drejt portës, por që nga topi i rikthyer përfitoi Christian Atsu për të shënuar.
Meqenëse e u shënua gol, gjyqtari nuk ndërmori veprim për ta ndalur lojën, të akordonte penallti dhe ta përjashtonte me karton të kuq mbrojtësin e krahut.
Megjithatë, tifozët e Newcastle kanë reaguar në rrjetet sociale, duke qenë Alexander-Arnold ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në ndeshjen që Redsat e fituan me vështirësi.
Madje edhe legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, deklaroi në Sky Sports se lojtari pati fat që nuk u përjashtua.
Ndërsa vet futbollisti deklaroi se nuk ishte aspak e qëllimshme: “Ishte instinktive, dora ime nuk u zgjat për ta prekur topin, qëndroi afër meje”. /Telegrafi/