Site icon Telegrafi

Momenti më komik i mbrëmjes, Klassen gudulisi Van Dijkun në tentim për ta shpërqendruar

Davy Klaassen iu drejtua disa taktikave të pazakonta për të ndaluar Virgil van Dijk në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve mes Ajaxit dhe Liverpoolit.

Por ishte e kotë pasi skuadra e Jurgen Klopp rezervoi vendin e tyre në 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve me një fitore 3-0 në Amsterdam.

Liverpooli përballoi një stuhi të hershme përpara se të kalonte në epërsi pak para pjesës së parë me Mohamed Salah që i çoi Reds në epërsi me një përfundim të bukur pasi mori një top të shkëlqyer nga kapiteni Jordan Henderson.

Darwin Nunez humbi një shans të lavdishëm për të shtyrë mysafirët përpara pjesës së parë, duke goditur disi shtyllën kur dukej më e lehtë për të shënuar.

Por, uruguaiani më në fund shënoi golin e tij katër minuta pas pushimit, duke goditur shënuar me kokë për 0-2. Tre minuta më vonë, Harvey Elliott e mbylli rezultatin me një përfundim të mrekullueshëm për fitoren 0-3.

Ishte një rezultat demoralizues për Ajaxin, i cili kishte dominuar pjesën më të madhe të pjesës së parë dhe duhej të fitonte për të pasur ndonjë shans për të kaluar në raundin tjetër.

Dhe në një moment ata adoptuan disa taktika të pazakonta me shpresën për të shkaktuar një shqetësim.

Gjatë pjesës së parë, mesfushori i Ajaxit, Klaassen u përpoq të largonte Van Dijk ndërsa ai po mbronte gjatë një goditje dënimi.

Në një klip që qarkullon në rrjetet sociale, Klaassen mund të shihet duke gudulisur sqetullat e bashkëlojtarit të tij të kombëtares, duke krijuar kështu momentin më komik të mbrëmjes.

Fansat në rrjetet sociale panë anën qesharake të taktikave jokonvencionale të Klaassen dhe tashmë ky klip është bërë viral. /Telegrafi/

 

Exit mobile version