LAJMI I FUNDIT:

Momenti i frikshëm kur qentë e racës “XL Bully” nisin një sulm të frikshëm në një stacion hekurudhor në Londër

Momenti i frikshëm kur qentë e racës “XL Bully” nisin një sulm të frikshëm në një stacion hekurudhor në Londër

Një incident i tmerrshëm ka ndodhur në stacionin hekurudhor Stratford të Londrës, ku dy qen të racës XL Bully kanë sulmuar pronaren e tyre dhe një kalimtar të rastit, duke nxitur frikë dhe reagime te të tjerët.

Pamjet e incidentit u shpërndanë në X, dhe tregojnë qentë duke kafshuar duart e burrit, ndërkohë që gruaja përpiqet t’i ndalojë, përcjell Telegrafi.

Sulmi vjen vetëm disa ditë përpara një ndalimi të qeverisë për mbarështimin, shitjen, ose zotërimin e qenve të racës XL Bully – të palicensuar – në përgjigje të rritjes së incidenteve nga sulmet e qenve të kësaj race.


Në përgjithësi, 24 britanikë kanë qenë viktimë të qenve të rrezikshëm që nga fillimi i pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Pavarësisht thirrjeve për dënime më të ashpra, një ish-ministër ka pohuar se ndalimi i qenve amerikanë XL Bully është ‘shumë i padrejtë’ dhe duhet të debatohet nga deputetët përpara se të hyjë në fuqi.

Sir Chrisopher Chope ka paraqitur edhe një mocion parlamentar për të kundërshtuar rregullat e reja që pritet të hyjnë në fuqi më 31 dhjetor. Mocioni është nënshkruar nga 11 deputetë të tjerë.

Gjithashtu edhe popullata është kundër asaj që po propozon qeveria.

Rreth 650 mijë veta kanë nënshkruar peticionin kundër ligjit për ndalimin e racës XL Bully, sepse sipas tyre është shumë e padrejtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Evropa
Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Botë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Botë
Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Botë
Trump: Ukraina duhet të bëjë paqe ose do t'i duhet të vazhdojë të luftojë e vetme

Trump: Ukraina duhet të bëjë paqe ose do t'i duhet të vazhdojë të luftojë e vetme

Botë
Kalo në kategori