LAJMI I FUNDIT:

Momenti më emocionues i mbrëmjes, tifozët e Finlandës dhe Danimarkës i këndonin së bashku Eriksenit

Momenti më emocionues i mbrëmjes, tifozët e Finlandës dhe Danimarkës i këndonin së bashku Eriksenit

Tifozëritë e Danimarkës dhe Finlandës kanë dhuruar njërin nga momentet më emocionues të mbrëmjes, kur Christian Eriksen pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes së vlefshme për grupet e Euro 2020.

Eriksen ra pa ndjenja në fushë në minutën e 43-të në ndeshjen e Danimarkës ndaj Finlandës të shtunën mbrëma, situatë që tronditi botën e futbollit.

Për 15 minuta nuk dihej nëse Eriksen do të shpëtonte dhe vetëm pas kësaj kohe dhe intervenimin bravuroz të ekipeve mjekësore, mesfushori arriti të këndellet dhe të niset për spital.


“Papritmas nuk e ndjemë pulsin e tij”, mjeku i Danimarkës përshkruan momentet e frikshme pas sulmit në zemër të Eriksenit
Lexo po ashtu “Papritmas nuk e ndjemë pulsin e tij”, mjeku i Danimarkës përshkruan momentet e frikshme pas sulmit në zemër të Eriksenit

Megjithatë, gjatë kësaj kohe ishte një moment shumë emocionues, ku u vërtetua se jeta e njeriut është para çdo rivaliteti.

Tifozët e Finlandës, iu bashkuan atyre të Danimarkës për të kënduar së bashku emrin e Christian Eriksen, i cili po largohej nga stadiumi drejt spitalit.

Derisa njëri tifozëri thërriste “Christian”, tjetra ia kthente “Eriksen”, duke emocionuar të gjithë rreth mbështetjes së yllit danez. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga

"Isha afër vdekjes, nuk mbaj mend asgjë" - ylli i Ligës Premier poston foton e parë pas përplasjes së tmerrshme me makinë

Premier League

"Kur erdha në Real Madrid, nuk e dija se të flisja me Ronaldon, Ramosin dhe Modricin" - kolumbiani James flet për kohën e kaluar te mbretërit

La Liga
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori