Ky është momenti dramatik kur një hotel u shemb në ujërat e fuqishme të stuhisë Ciara, e cila 'nxori zemërimin e saj' në të gjithë vendin dhe bëri një shkatërrim të madh në të gjithë vendin.

Ekipet e zjarrit u vërsulën në vendngjarje pasi uji u përplas në ndërtesë. Pamjet tregojnë momentin kur hotelit shembet këtë mëngjes si pasojë e stuhisë së fuqishme që ka kapluar gjithë vendin, transmeton Telegrafi.


Hoteli ishte evakuuar më herët dhe nuk u raportuan për ndonjë lëndim, tha Policia Skoci për Mirror.

Vizitorët dhe stafi i hotelit u panë duke u larguar në rrugë ndërsa pronarët e hotelit e evakuuan atë. /Telegrafi/

24512826 7984281 image a 3 1581272600491

24513204 7984281 image a 12 1581273623712