Një tifoz i Uellsit ka vdekur fatkeqësisht teksa gjendej në Katar për të parë ekipin të luante në Kampionatin Botëror.

Kevin Davies nga Pembrokeshire, ishte në Doha me djalin dhe miqtë e tij dhe besohet se ka vdekur nga shkaqe natyrore.


Zyra e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillimi ka konfirmuar se po "mbështet familjen e një britaniku që ka vdekur në Katar".

Uellsi humbi ndeshjen e dytë me Iranin të premten para një kontigjenti të madh tifozësh vendas

Ambasada e tifozëve të Uellsit shkroi të shtunën: “Për fat të keq ne kemi humbur një nga tifozët në Katar, ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për djalin e tij këtu në Doha dhe familjen e tij në Uells. U prehtë në paqe”.

Tifozi 62-vjeçar nuk po e shikonte skuadrën e tij të humbiste 2-0 ndaj Iranit në momentin e vdekjes së tij, pasi tashmë ishte në gjendje të rëndë.

64959723 11471903 image a 31 1669464774494

Ai raportohet se është dërguar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm Hamad, në Doha, pas ndeshjes së Uellsit kundër Iranit, ku më vonë vdiq.

Sipas dëshmitarëve okularë, një ambulancë u thirr dhe ndihmësmjekët trajtuan tifozin, por nuk ishin në gjendje ta shpëtonin atë. /Telegrafi/

64959961 11471903 image a 30 1669464748192

telegrafi sport app