Moment emocionues në Milano: FIFA shpall nënën dhe djalin e saj të verbër si tifozë të vitit

Silvia Greco është zgjedhur tifozja më e mirë e vitit nga FIFA.
Përzgjedhja është bërë nga vet tifozët në të gjithë botën dhe fituese është shpallur nëna nga Brazili e cila çon djalin e saj me aftësi ndryshe gjithmonë në stadium.
Historia e Silvia Greco i ka prekur të gjithë në sallë, duke shkaktuar dhe lot tek legjenda të futbollit. Nëna i tregon djalit të vet Nicola ndeshjet duke e bërë atë që të ndiej emocionet e sportit më të bukur në botë.
“Ajo që i jep më shumë kënaqësi Nickollas në këtë jetë është futbolli dhe e ndjekim atë në stadium”, ka thënë Silvia.

Nga
Telegrafi
23/09/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































