LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj për deklaratën e Kurtit ndaj opozitës: Është gjuhë kërcënuese, ai duhet të shkarkohet

Molliqaj për deklaratën e Kurtit ndaj opozitës: Është gjuhë kërcënuese, ai duhet të shkarkohet

Deklaratën e kryeministrit Albin Kurtit për opozitën, i cili ka thënë se zgjedhjet nuk i konvenojnë as Qeverisë së Kosovës dhe as opozitës, dhe se ai është i interesuar t’i mundë në zgjedhje partitë opozitare e jo t’i zhdukë ato, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e quan gjuhë kërcënuese.

“Mendoj që duhet të shkarkohet Albin Kurti”.

Kështu u shpreh kryetari i Partisë Socialdemokrate, teksa u pyet se a duhet të mos vazhdohet procesi i dialogut, në emisionin “Debat Plus”.


Deklaratën e kryeministrit Albin Kurtit për opozitën, i cili ka thënë se zgjedhjet nuk i konvenojnë as Qeverisë së Kosovës dhe as opozitës, dhe se ai është i interesuar t’i mundë në zgjedhje partitë opozitare e jo t’i zhdukë ato, Molliqaj e quan gjuhë kërcënuese.

“Kjo është gjuhë e pushteteve autoritare,mundesh edhe tëna vrasësh, kjo s’do të thotë asgjë për demokraci, fakti i numrave është fakt për me të dhënë fuqi jo drejtësi, numra ka pasur edhe Hitleri, Millosheviqi. Kjo gjuhë, ështëkërcënuese, sepse nuk e zhduk ti opozitën. Nuk vendos kryeministri për me na zhduk as që të na rritë, si të fol kështu kryeministri, realisht ai flet për dëshirën e tij”, tha ai.

Ndryshe, Kurti la të nënkuptonte se, sipas tij, në rast të zgjedhjeve të parakohshme rezultati pro partisë së tij do jetë edhe më i thellë.

“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon shkarkimin e dorëheqjen time, herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as Qeverisë e as opozitës, unë jam i interesuar ta mund në zgjedhje opozitën dhe jo ta zhduki”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori