LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Pas VLAN-it, Kurti më kërkoi ta shqyrtojmë mundësinë e koalicionit me PDK-në

Molliqaj: Pas VLAN-it, Kurti më kërkoi ta shqyrtojmë mundësinë e koalicionit me PDK-në

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se ish-lideri i VV-së, Albin Kurti i kishte thënë që ta lënë të hapur mundësinë e bërjes së një koalicioni me PDK-në.

Molliqaj tutje ka shtuar se për të kjo gjë është e papranueshme, dhe se ai vetë asnjëherë nuk do të pranojë të bëjë koalicion me PDK-në.
“Asnjëherë sa të jem në politikë qoftë në VV qoftë diku tjetër nuk jam gati për të bërë koalicion me PDK-në para se PDK të shkojë njëherë në opozitë. Këtë e kemi diskutuar edhe në Këshillin e Përgjithshëm”, ka thënë Molliqaj në Klan Kosova.

Ai ka shtuar se ka pasur një takim pas dështimit të VLAN-it me Albin Kurtin i cili i kishte thënë që duhet ta diskutojnë çështjen e koalicionit me PDK-në sepse perëndimi po na thotë se konstantja e qeverisjes është PDK ndërkaq variabla ndryshon herë LDK herë partitë e tjera.


“Këtë ma ka thënë mua personalisht, por qëndrimi im ishte i prerë, i kam thënë se nëse dalim të parët në zgjedhjet e 11 qershorit dhe edhe nëse duhet të shkojmë sërish në zgjedhje nuk bënë të bëjmë koalicion me PDK-në”, u shpreh Molliqaj.

Ndërkaq Kurti, i kishte thënë se duhet ta lënë të hapur mundësinë e koalicionit me PDK-në, sepse mund të ketë ndryshime në mendime dhe qëndrime në PDK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Kalo në kategori