LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Nëse do të shkonte në koalicion me LDK-në, PSD do të kishte rezultat shumë më të mirë

Molliqaj: Nëse do të shkonte në koalicion me LDK-në, PSD do të kishte rezultat shumë më të mirë

Ish-deputeti i PSD-së Dardan Molliqaj, ka folur për herë të parë në televizion pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit.           

Molliqaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se një koalicion me LDK-në, PSD-në do ta nxirrte shumë më mirë edhe dhe LDK-në do ta nxirrte fituese të zgjedhjeve.

Ai ka thënë votuesit e PSD-së ishin për ndryshim dhe ky ndryshim është interpretuar se nuk mund të arrihet me AAK-në, që ka qenë pjesë e qeverisë, përcjell Telegrafi.


“LDK-ja ka refuzuar një ofertë të tillë. Ajo kishte frikëra të ndryshme. Ata thoshin që aq shumë kemi dallime në parti sa që është shumë e vështirë të marrim një vendim të tillë”.

Ai thotë shkuarja me AAK-në ishte pjesë e një blloku ku do të ishin edhe NISMA dhe AKR.

“Ideja ka qenë që në koalicion mes AAK-së, PSD-së, NISMA-s dhe AKR-së konsiderohej fitues. Por në fund NISMA refuzoi për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin me AAK-në”.

Molliqaj: Nuk kam besuar që Vetëvendosje i fiton zgjedhjet
Lexo po ashtu Molliqaj: Nuk kam besuar që Vetëvendosje i fiton zgjedhjet

Molliqaj thotë se nxjerrja e Vjosa Osmanit si kandidate nga LDK-ja ka dëmtuar AAK-në në zonën e Dukagjinit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori