LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Ndalja e punimeve në rrugën Deçan – Plavë, Manastiri po zbaton urdhrat e Serbisë

Molliqaj: Ndalja e punimeve në rrugën Deçan – Plavë, Manastiri po zbaton urdhrat e Serbisë

Deputeti Dardan Molliqaj, është treguar i ashpër ndaj pezullimit të punëve në projektin e rrugës që lidh Deçanin me Plavën.

Molliqaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Deçani është prej komunave më të varfra dhe ndalja e këtij projekti do të nënkuptonte bllokim të zhvillimit të këtij qyteti.

Ai tha se ndalja e punimeve me kërkesë të Manastirit që zbaton urdhrat e Serbisë, është fatkeqe.


“Rruga Deçan-Plavë është rrugë me interes nacional për shkak se e zhvillon turizmin në Grykën e Deçanit dhe e lidhë Kosovën me Malin e Zi.

Fatkeqësisht, punimet në këtë rrugë sot janë ndërprerë nga Manastiri i Deçanit i cili vazhdimisht zbaton urdhrat e Beogradit duke e pamunundësuar kështu zhvillimin e këtij qyteti, i cili është ndër qytetet më të varfra në Kosovë.

Bllokimi i punimeve në këtë rrugë është cenim i lirisë së lëvizjes së qytetarëve. Shpresoj që Qeveria e Kosovës do t’i vazhdojë punimet pavarësisht pengesave të politikave fashiste të Serbisë”, ka thënë Molliqaj.

Sidoqoftë, reagime për ndaljen e punëve në këtë projekt ka pasur edhe nga opozita tjetër, të cilët kanë thënë se ky është nënshtrim ndaj Serbisë.

Ndryshe, nga Ministria e Infrastrukturës thanë se punët po vazhdojnë, por jo edhe ne 6 kilometrat që, sipas Manastirit, po prekun zonën e mbrojtur”, ka shkruar Molliqaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori