LAJMI I FUNDIT:

Mohamed Salah, apo Cristiano Ronaldo i botës arabe (Foto/Video)

Mohamed Salah, apo Cristiano Ronaldo i botës arabe (Foto/Video)

Mohamed Salah është lojtari më në formë i Romës dhe ndër më të mirët në Evropë në këtë fillim sezoni.

Ai te Roma është i pazëvendësueshëm pasi në 12 ndeshje, 12 i ka zhvilluar nga fillimi. Më të këtë rekord e mban portieri polak Szczesny.

I vetmi futbollist i skuadrës, me përjashtim të portieri, që ka kaluar 1000 minutat në kampionat.


Por nga tash kanë filluar kokëdhimbjet për Romën, pasi lojtari për një muaj do të jetë në Afrikë në Kupën e Kombeve.

Ai deri më tani romakëve iu ka dhënë 8 gola në Serie A, 1 gol në Ligën e Evropës dhe 6 asistime.

Me fanellën e Egjiptit
Me fanellën e Egjiptit

Forma e mirë dhe dashuria në botën arabe ka bërë që sulmuesi egjiptian të kthehet në një Cristiano Ronaldo të këtyre anëve.

Ajo çfarë iu ka bërë përshtypje shumë medaive në Itali është se Salah ka pranuar një dhuratë nga kompania Apple. Ai ka pranuar një iPhone 7 pas golit të shënuar kundër Ganës.

https://www.youtube.com/watch?v=L-idlrTfQDU

Sipas midave telefoni ka ardhur direk nga kompania “Apple” dhe në të janë të gdhendura iniciale dhe emri i plotë i futbollistit. Një dhuratë që është bërë nga kompania amerikane për shkak të famës që ka sulmuesi i Romës në botën arabe.

Te Roma është kthyer në yll
Te Roma është kthyer në yll

Edhe te Roma e dinë se Salah është mbreti i marketingut.

Vetëm Francesco Totti shet më shumë fanella dhe ka më shumë kërkesa për intervista. Në Twitter, Salah ka 1.844.036 ndjekës, në Instagram ka arritur 3.3 milionë euro, ndërsa në Facebook ka 6.357.520, gjashtë herë më shumë se kapiteni i Romës, por që ka zbarkuar në rrjetet sociale vetëm dy muaj më parë.

Megjithatë, Salah mund të kalojë së shpejti edhe vetë klubin e Romës që ka 8 milionë ndjekës në Facebook.

https://www.youtube.com/watch?v=CxlSnGWWUVw

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori