LAJMI I FUNDIT:

Mogherini kërkon nga Thaçi e Vuçiq marrëveshje përfundimtare

Mogherini kërkon nga Thaçi e Vuçiq marrëveshje përfundimtare

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini, po kërkon nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe nga ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, dialog për zbatimin e marrëveshjeve të mbetura njëkohësisht marrëveshje përfundimtare.

Kështu shkruan në një artikull agjencia e lajmeve beta, ndërsa thekson se kohëve të fundit Federica Mogherini ka shtuar kontaktet me Prishtinën dhe Beogradin zyrtar, njofton Klan Kosova.

Më tej potencohet se përfaqësuesja e BE-së është në pritje të propozimeve nga Kosova dhe Serbia për raundin e ri të dialogut.


Gjatë ditëve të kaluara ishte raportuar se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel më 27 qershor, por një gjë e tillë është mohuar nga kabineti i presidentit serb.