Real Madridi humbi nga Manchester Unitedi me anë të penalltive në turneun miqësor International Champions Cup.

Në këtë takim një nga më të mirët ishte Luka Modric.


Kroati duket ishte i motivuar nga numri 10 që mbante në shpinë dhe kjo ishte hera parë për atë si lojtar i Los Blancos.

Modric për një moment tregoi klasin duke dribluar Marouane Fellainin, por fatkeqësisht nuk ishte asnjë lojtar i Realit i vendosur mirë në zonë për ta shndërruar në gol.

Golin e vetëm për klubin spanjoll në kohën e rregullt e shënoi Casemiro nga pika e bardhë. /Telegrafi/

telegrafi sport app