Ngjyra e afshit dhe e dashurisë, e cila kurrë nuk del nga moda, ka frymëzuar edhe këtë sezon shumë kreatorë.
Model: Kadrie Canolli
Foto: Armend Fazliu
tel. 044 25 12 55
Nëse dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes, por edhe të dukeni më e re, vishni diçka ngjyrë të kuqe, këshillon stilistja Helen Venables.
Pos që u rri mirë damave të të gjitha moshave, gjë që ka konfirmuar edhe një hulumtim i paradokohshëm i prodhuesit amerikan të ngjyrave “Pantone”, veshjet në këtë nuancë të zjarrtë vizualisht e tregojnë siluetën më të hollë, ndërkaq shkëlqimi i saj i jep fytyrës dukje të freskët dhe rinore.
Pra, qoftë nëse përcaktoheni për fanellë, bluzë, këmishë, fustan apo xhaketë, nuk do të gaboni, transmeton Telegrafi.
Pjesët e rrobave me karakter gjithmonë janë në ngjyrë të kuqe
Në kohë të ndryshme dhe brenda kulturave të ndryshme ngjyra e kuqe ka pasur kuptime të ndryshme. Nga personifikimi i së mirës, i së gabuarës dhe i luksozes deri te ngjyra e gardërobave aristokrate, ngjyra e kuqe vendin e vet e ka gjetur si pjesë e kulturës, e artit dhe e botës së modës.
Rrobat e kuqe dhe këpucët e kuqe duken luksoze dhe u rrinë shkëlqyeshëm të gjitha femrave, edhe biondeve, edhe zeshkaneve, edhe flokëkuqeve!
Sekreti qëndron në atë që në të kuqe të gjitha ato duken shumë më atraktive sesa në rroba ngjyrash të tjera.
Më e bukura nga të gjitha është që e kuqja duron çdo gjë – ju rri mirë edhe kur jeni të veshura me të kuqe nga koka deri te thembrat apo kur vendosni vetëm ndonjë detaj nga kjo ngjyrë e zjarrtë.
Veshjet e kuqe, pa marrë parasysh se çfarë kanë qenë ato, është plotësisht e sigurt që do të tërheqin shikimet e njerëzve pranë të cilëve do të kaloni në rrugë.
Nëse vendosni për rrobat me të kuqe, besoni që shikimet do të vijnë nga të gjitha anët.
Lirisht vendosni edhe për bartjen e këpucëve ngjyrë të kuqe me taka të larta të cilat këmbëve tuaja do t’u japin elegancë të mrekullueshme.
Nëse nuk jeni të gatshme për veshje komplet të kuqe, provoni me shall të madh të kuq i cili dukjes suaj do t’i japë notë elegance dhe luksoze. /Telegrafi/