Dorina Gegiçi vazhdon të jetë njëra prej modeleve më të kërkuara në botë.

Bukuroshja nga Shqipëria së fundmi është bërë e para shqiptare që sfilon për markën e njohur të veshjeve “Philip Plein”.


Nëpërmjet një postimi të publikuar në Instagram, ajo ka treguar se do të marrë pjesë në sfilatën e “Philip Plein”, gjersa do prezantojë koleksionin e ri të veshjeve vjeshtë-dimër 2020 - 2021.

Doo Dorina Gegiçi (Foto: Instagram)

"Kohë të arta po vijnë / Dimër 2020 - 2021", ka shkruar në njërën prej imazheve që ka ndarë në InstaStory.

Ndërkohë, e njëjta edhe më parë ka rënë në sy të markave të njohura të veshjeve për shkak të formave të saj të rregullta duke prezantuar kështu edhe koleksionin e “Dolce&Gabbana”

Capture 4 Dorina Gegiçi (Foto: Instagram)

Ndonëse e re në moshë, Gegiçi prej vitesh e ushtron profesionin e modeles dhe kjo ka bërë që të jetë mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Ajo vetëm në llogarinë zyrtare, Instagram numëron 326 mijë ndjekës. /Telegrafi/