LAJMI I FUNDIT:

Modelja e cila harxhoi dy milionë dollarë për t’u dikur si Kim Kardashian, thotë se të huajt e ndalojnë në rrugë dhe i kërkojnë fotografi

Modelja e cila harxhoi dy milionë dollarë për t’u dikur si Kim Kardashian, thotë se të huajt e ndalojnë në rrugë dhe i kërkojnë fotografi

Një influencuese në Instagram pretendon se ka shpenzuar dy milionë dollarë në një përpjekje për t’u dukur si Kim Kardashian.

Chaly D.N, nga Londra, i tha “The Morning Show” se të huajt ‘e ndalojnë atë në rrugë gjatë gjithë kohës’ sepse ata janë të bindur se ajo është ylli i famshëm Kardashian, shkruan DailyMail.

“Njerëzit më thonë gjatë gjithë kohës që dukem si ajo. Njerëzit më ngatërrojnë për të dhe më ndalojnë në rrugë”, u tha ajo prezantuesve Larry Emdur dhe Kylie Gillies.


Chaly ka shpenzuar rreth dy milionë dollarë në procedurat kozmetike, veshje të stilistëve dhe aksesorëve që të përputhen me pamjen e Kimit.

“Kam bërë një shtim të gjirit. Pjesën tjetër e shpenzoj për stilin e jetës time, duke përfshirë çanta dhe këpucë”, tha ajo.

“Një nga disenjatorët e mi të preferuar është Balmain ashtu sikurse për Kimin, dhe kjo kushton shumë para”.

Chaly tani po ndjek klasat e aktrimit dhe të këngës dhe shpreson që një ditë të ketë shfaqjen e saj të televizionit.

“Unë kam shikuar ‘Keeping Up me Kardashians’ për ca kohë dhe është e trishtuar që u është dashur t’i japin fund … por ato po mbarojnë dhe unë mund të filloj shfaqjen time të televizionit”, tha ajo.

Pavarësisht krahasimeve, influencuesja tha në “The Morning Show” se ajo nuk po përpiqej me qëllim ta kopjonte Kim.

“Unë nuk përpiqem të dukem si ajo. Unë thjesht dukem natyrshëm si ajo”, tha Chaly.

“Unë nuk kam bërë ndonjë operacion për tu dukur si Kim, por kam vetëm botoks dhe mbushës. Të gjithë e bëjnë”, shtoi modelja.

Sidoqoftë, Chaly pranoi se ‘e do vëmendjen’, duke thënë: “Unë ndalem për foto gjatë gjithë kohës. Unë e dua vëmendjen; është dikush që po të thotë se dukesh si Kim”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti - Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

Gjesti - Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

Magazina
Kalo në kategori