Daisy Lowe ka sjellë në jetë një vajzë të quajtur, Ivy Love Saul, fëmija i saj i parë me të fejuarin Jordan Saul.

Modelja, 34 vjeçe, zbuloi lajmin të dielën përmes një postimi të shpërndarë në Instagram.


“Veza jonë e Pashkëve më në fund u hap! Ivy Love Saul ti i ke bërë realitet të gjitha ëndrrat e mia - vajza jonë e ëndrrave”, u shpreh ajo.

“Unë kurrë s’kam parë lumturi apo dashuri si kjo. Nuk mund të ndalem së qari, lot gëzimi”, shtoi mes tjerash Daisy.

Partneri i saj gjithashtu ndau një postim me mbishkrimin: “Mirë se erdhe në botë Ivy Love Saul”.

Lowe njoftoi për shtatzëninë në tetor duke ndarë një imazh në rrjete sociale me barkun e rrumbullakosur.

Kjo ndodhi pak javë pasi çifti treguan se janë fejuar, me propozimin që ia bëri Jordan pas dy vitesh lidhje.

Dyshja e famshme shpesh kanë folur edhe për martesë, e cila besohet se do të ndodhë së shpejti.

Bukuroshja nga Londra tashmë ka qenë pjesë e disa kompanive, shfaqjeve si dhe pjesëmarrëse nëpër kampanja të ndryshme. /Telegrafi/