LAJMI I FUNDIT:

Modeli i ri i të ardhurave ‘trans-fee mining’ po transformon industrinë e kriptovalutave

Modeli i ri i të ardhurave ‘trans-fee mining’ po transformon industrinë e kriptovalutave

Modeli i të ardhurave i njohur si “trans-fee mining” gradualisht po transformon botën e kriptovalutave pavarësisht kritikave që hasi në shfrytëzuesit e industrisë.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, dy bursa rriten vëllimin e tregtimit brenda 24-orëve menjëherë pasi zbatuan këtë model biznesi për përdoruesit dhe të dhënat tregojnë se volumi i tregtimit në bursën e Singaporit, Coinbene kap shifrën e 2 miliardë dollarëve, ndërsa për busën e Hong Kongut, Bit-Z kjo vlerë arrinë në 1.5 miliardë dollarë.

I prezantuar për herë të parë nga FCoin, modeli “trans-fee mining” shtyn bursat drejt lëshimit të monedhave të tyre për të tërhequr përdoruesit që duan të tregtojnë në platformë.


Në rastin e Bit-Z, platforma do të prodhojë 300 monedha BZ dhe për tarifë transaksioni që një përdorues i paguan Bit-Z në Bitcoin apo Ethereum, platforma do të rimbusojë 100 për qind të vlerës në monedhën e saj BZ dhe këtë praktikë CoinBene e filloi më 18 qershor.

Kryesimi i volumit tregtar nga bursa në fjalë ngjalli reagimin e Binance. Shefi ekzekutiv i kompanisë vuri në mëdyshje modelin e ri të biznesit duke thënë se çmimi i monedhave të bursave mund të manipulohet nga vetë ato. /Telegrafi/